U divorcua nga bashkëshorti, gruaja feston duke djegur fustanin e nusërisë

Ndryshe

U divorcua nga bashkëshorti, gruaja feston duke djegur fustanin e nusërisë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 06:27
Alexandria Taschwer

Një grua ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar ndarjen nga bashkëshorti.

Vajza nga Louisville, Ohio kishte një martesë të dhunshme prej 8 vite me radhë, dhe shpëtoi nga një makth i vërtetë.

Alexandria Taschwer shprehet se më në fund ndihet e lire, dhe si për të festuar ajo dogji fustanin e nusërisë.

Image

Ata u martuan në 29 shator 2012 dhe sollën në jetë edhe 4 fëmijë të tjerë. Por martesa e tyre u shoqërua nga debate dhe dhunë e vazhdueshme nga ana e bashkëshortit të Alexandrias.

Në vitin 2017, kur fëmija i tyre i vogël ishte 4 muajsh ajo u largua nga shtëpia dhe kërkoi divorcin, por bashkëshorti nuk ia jepte.

Ish-bashkëshorti u arrestua për dhunë në familje dhe më në fund divorci mes tyre u finalizua në prill të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat