Tatuazh dhe pirsing, adoleshenti humb njërin vesh - Bota Sot
Tatuazh dhe pirsing, adoleshenti humb njërin vesh

Ndryshe

Tatuazh dhe pirsing, adoleshenti humb njërin vesh

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 14:43
Ilustrim

Kujdes ndaj tatuazheve dhe pirsing, pasi rrezikohet që të merret infeksion ose hepatit.

Sipas ekspertëve britanikë të ‘Royal Society for Public Health’, procedurat që shoqërojnë vendosjen e ageve në lëkurë, bëhen shpesh pa respektuar normat e higjienës, pasi rrezikohen infeksione të rënda dhe hepatite.

“Momentalisht ligji anglez nuk parashikon një përgatitje paraprake për ata që hapin këto laboratore, ndërkohë që do të ishte e nevojshme që të shtoheshin normat e higjienës dhe sigurisë për të mbrojtur publikun, i cili gjithnjë e më shpesh zgjedh që të bëjë tatuazhe”, raporton BBC.

Më tej citohet rasti i një adoleshenti i cili humbi pjesën e sipërme të njërit vesh, për shkak të një infeksioni të shkaktuar nga një pirsing.

Ekspertët kërkojnë që t’iu ndalohen të miturve nën 18 vjeç, ndjekja e këtyre procedurave, për shkak të rrezikut që ju kanoset si dhe të denoncohen studiot e palicencuara.

Në raport nënvizohet se produktet e injektuara në lëkurë, duhet të jenë të njohura ligjërisht dhe t’iu nënshtrohen procedurave speciale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...