Oqeanet e fshehura nën akullin e Evropës përmbajnë kripë

Ndryshe

Oqeanet e fshehura nën akullin e Evropës përmbajnë kripë

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 22:33
Foto

Një oqean nëntokësor që mendohet të jetë nën sipërfaqen e hënës së Jupiterit Evropa mund të jetë shumë e ngjashme me detet në Tokë.

Teleskopi Hubble i NASA-s zbuloi praninë e klorurit të natriumit, i njohur si kripa e thjeshtë e tryezës, në sipërfaqen e planetit të akullt, transmeton KosovaPress.

Kloruri i natriumi është gjithashtu ai që i bën oqeanet e Tokës kaq të kripura, duke bërë që shkencëtarët të besojnë se mund të ketë më shumë ngjashmëri mes dy trupave të ujit që ende nuk janë zbuluar.

Gjetjet janë të detajuara në një studim të ri të udhëhequr nga hulumtuesit nga Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë dhe u botuan në revistën Science Advances.

Ndërsa oqeanet ndodhen nën sipërfaqen e Evropës, pjesa e tyre e jashtme përbëhet kryesisht nga uji i detit i ngrirë. Kjo do të thotë se nën pjesën e jashtme të tij të akullt, ka të ngjarë të jetë një det i madh i kripur që përmban sasi të mëdha të klorurit të natriumit.    

Shkencëtarët konfirmuan se bëhej fjalë për klorurin e natriumit në sipërfaqen e Evropës duke bërë katër observime të hënës nga teleskopi Hubble në hapësirë nga maji deri në gusht në 2017.

Hulumtuesit skanuan sipërfaqen e Evropës me Hubble, si dhe dritën infra të kuqe, të cilat zbuluan gjurmë të klorurit të natriumit.

Ata i krahasuan këto vëzhgime me të dhënat e mëparshme të mbledhura nga  anija Galileo në vitin 1998, gjë që tregon se hëna mund të përmbajë kripë në sipërfaqen e saj.

Megjithatë, ky studim nuk tregonte nëse kripa sipërfaqësore ka origjinën nga oqeanet nëntokësore të Evropës.

Çfarë dimë për Evropën?

Hëna e akullt e Jupiterit Evropa është pak më e vogël se hëna e Tokës. Evropa orbiton Jupiterin çdo 3.5 ditë dhe është mbyllur në mënyrë të tillë - ashtu si Hëna e Tokës – duke shfaqur gjithmonë vetëm njërën pjesë të saj, derisa pjesa tjetër nuk shihet asnjëherë nga Jupiteri.

Mendohet të ketë një bërthamë hekuri, një mantel shkëmbor dhe një sipërfaqe oqeani të ujit të kripur, si Toka.

Ndryshe nga Toka, megjithatë, ky oqean është mjaft i thellë për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e Evropës dhe duke qenë larg nga Dielli, sipërfaqja e oqeanit është e ngrirë globalisht.

Shumë ekspertë besojnë se oqeanet e fshehura përreth Evropës, të ngrohur nga forca të fuqishme baticash të shkaktuara nga graviteti i Jupiterit, mund të kenë kushte të favorshme për jetën.

Shkencëtarët e NASA-s janë në prag të eksplorimit të Evropës për shenja të jetës së huaj.

Evropa është qëllimi ynë më i mirë për të gjetur jetë biologjike në sistemin diellor, thonë studiuesit.

Agjencia hapësinore po përgatit dy sonda, ku njëra prej tyre do të vendoset në sipërfaqen e saj, për të eksploruar hënën e largët në detaje brenda dekadës së ardhshme, thotë agjencia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat