Merimanga gjigante në Australi e ha oposumin - Bota Sot
Merimanga gjigante në Australi e ha oposumin

Ndryshe

Merimanga gjigante në Australi e ha oposumin

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 15:04
Foto

Oposumët e vegjël zakonisht nuk janë në listën e ushqimeve të merimangave grabitqare në Australi. Por një burrë australian nga Tazmania e ka incizuar një moment të rrallë kur një merimangë e madhe grabitqare e kishte mbytur një oposum dhe përpiqej ta tërhiqte përpjetë murit.

Justine Latton e publikoi fotografinë e bërë nga burri i saj në një grup të Facebookut që u kushtohet merimangave dhe insekteve të Tazmanisë.

Menaxheri i koleksioneve arkeologjike në Muzeun e Australisë, Graham Milledge, tha se kjo është ngjarje e pazakonshme.

“Kjo është diçka goxha e rrallë. Nuk është hera e parë që po e shoh një oposum të vogël si pre”, tha ai, duke shtuar se këto merimanga zakonisht më shpesh hanë zogj të vegjël, bretkosa dhe zvarranikë të vegjël.

Tazmania është vendbanim i dy llojeve të oposumëve. Ata janë oposumi i vogël dhe oposumi lindor. Oposumi i vogël mund të peshojë deri në shtatë gramë, ndërsa oposumi lindor mund të peshojë deri në 43 gramë.

Përderisa disa përdorues të Facebookut u tmerruan nga pamjet e merimangës dhe oposumit, të tjerët ishin të mahnitur. Emma Poëell shkroi: “Çfarë mundësie jetësore. Do të isha shumë e magjepsur po ta kisha fatin të jem dëshmitare e kësaj skene. Aspak e frikshme, thjesht interesante. Faleminderit që e ndave me ne”, shkruan “The Guardian”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...