Arsyeja e çuditshme përse gjinjët e kësaj gruaje nuk po ndalen së rrituri

Ndryshe

Arsyeja e çuditshme përse gjinjët e kësaj gruaje nuk po ndalen së rrituri

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 20:05
Lam Phrai Si Nuan

Një grua ka mbetur e palëvizshme për shkak të një gjendjeje misterioze shëndetësore, e cila i shkakton asaj rritjen e gjinjve në mënyrë të pakontrolluar.

Lam Phrai Si Nuan, nga Tajlanda, vuan nga dhimbja e qafës, shpatullave dhe ajo e shpinës si pasojë.

Mediat lokale pohuan se 46-vjeçarja detyrohet të lidhë pas qafës një leckë, që të mbështesë gjinjtë e saj.

Lam Phrai, pretendon se mjekët nuk kanë qenë në gjendje ta diagnostikojnë ose trajtojnë atë.

Por mjekët në spitalin Phutthachinarat kanë përjashtuar mundësinë për tumor, raporton Phitsanulok News.

Gruaja tani është duke i bërë thirrje publikut për mbështetje financiare, sipas medieve lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat