Video rrëqethëse: Aty jetojnë dhe tash po çiftohen 70mijë gjarpërinj

Ndryshe

Video rrëqethëse: Aty jetojnë dhe tash po çiftohen 70mijë gjarpërinj

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 11:14
Ilustrim

Provinca kanadeze Manitoba ka një veçanti të saj, ajo nuk është ndërtesë, por një dukuri e vërtetë natyrore – dhjetëra mijëra gjarpërinj, të cilët zvarriten nëpër atë qytet

Retë, temperaturat e ulëta dhe shiu i mbajnë nën tokë, ndërsa në pranverë, për dhjetë ditë, të cilat është vështirë të parashikohen, të gjithë dalin në sipërfaqe, shkruan “The Neë York Timës”.

Këtë pranverë janë shfaqur kah fundi i majit.

“Ky është me siguri përqendrimi më i madh i gjarpërinjve në botë. Dhe, është e pabesueshme sa njerëz dëshirojnë t’i shohin këta gjarpërinj, ata janë ambasadorë të vërtetë të botës së reptilëve”, ka thënë profesori Ribert T. Masson nga Universiteti i Oregonit.

Besohet se 70.000 gjarpërinj aktualisht po çiftohen në këtë qytet.

Për këtë fenomen dikur ka bërë një reportazh revista “National Geographic”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat