Gjermani: shpëtohet ketri i mbetur në pusetë, do habiteni me rolin e policisë në operacion - Bota Sot
Gjermani: shpëtohet ketri i mbetur në pusetë, do habiteni me rolin e policisë në operacion

Ndryshe

Gjermani: shpëtohet ketri i mbetur në pusetë, do habiteni me rolin e policisë në operacion

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 12:27
Foto

Zjarrfikëse, oficerë policie, dhe stafi i klinikës veterinare, bashkuan forcat për të shpëtuar një ketër të kuq, koka e të cilit kishte ngecur në vrimën e një pusete. Ndodhi kjo në Dortmund të Gjermanisë.

Zjarrfikësit njoftuan se u përgjigjën ë një telefonatë mbi kafshën në rrezik, në një rrugë pranë një parku në qendër të qytetit, njoftoi AP.

Kur mbërritën, ata  panë kokën e ketrit që rrinte e ngrirë në kapakun e pusetës.

Përpjekjet e para për të shpëtuar kafshën ishin të pasuksesshme, kështu që kapaku i tërë u hoq dhe u dërgua në një klinikë veterinare aty pranë.

Veterinerët përdorën anestezi për të mpirë ketrin dhe më pas mundën ta lirojnë atë.

Po kontributi i policisë cili ishte? Ata ruajtën gropën e hapur pas heqjes së pusetës, derisa ajo të rivendosej. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...