2 martohen 200 tërbohen! Gjermania në hall me dasmat e turqve

Ndryshe

2 martohen 200 tërbohen! Gjermania në hall me dasmat e turqve

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 15:29
Foto

Gjermanisë i ka ardhur në majë të hundës tollovia që shkaktohet me rastin e dasmave të qytetarëve turq në vend.

Policia shpeshherë është e detyruar të ndërhyjë kur veturat e shumta bllokojnë rrugët dhe hyrjet e banesave e lokaleve, për pothuajse një orë. E meqë kjo ndodhë gjatë gjithë verës, landet gjermane po shpërndajnë udhëzues ku thuhet që nuk duhet bllokuar trafiku rrugor, nuk duhet prishur qetësia, nuk duhet gjuajtur me armë apo përdorur mjete piroteknike. Megjithatë, mirësjellja gjermane u uron cifteve të reja martesën në fund të udhëzuesve.

Megjithëse nuk ka të bëjë me traditë posacërisht turke, janë ky komunitet ai që më së tepërmi po bllokojnë rendin në qyetet.  Madje autoritetet e landeve kanë thënë se rrugët nuk janë salla dasmash dhe nëse dasmorët rrezikojnë veten apo të tjerët, atëherë kalohen kufijtë e tolerancës ndaj tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat