103-vjeçarja e rekordit në vrap

Ndryshe

103-vjeçarja e rekordit në vrap

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 21:42
Julia Hawkins

E thërrasin “Uragani” e jo më kot. Julia Hawkins është 103-vjeçarja e parë, e cila vendosi një rekord të ri në garën 50 metra.

Duke kaluar vijën e finishit me një kohë prej 21.06 sekonda, e moshuara arriti kështu të rrëmbente medaljen e arit. Ajo la pas konkurrentet e tjera, të cilat garonin në kategorinë “Gratë mbi 100 vjeç”, në Lojërat Kombëtare në New Mexico.

Julia vendosi të konkurronte në këtë disiplinë pasi kishte kaluar pragun e një shekulli në jetë, duke e kthyer vrapin në pasionin e saj. Shembulli më i mirë për të na treguar se sporti vërtetë të ndihmon të jetosh më gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat