Ariu iu hyn në shtëpi dhe ia kris gjumit për qejfi në dollap - Bota Sot
Ariu iu hyn në shtëpi dhe ia kris gjumit për qejfi në dollap

Ndryshe

Ariu iu hyn në shtëpi dhe ia kris gjumit për qejfi në dollap

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 21:44
Foto

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e Butler Creek në Montana, ku i zoti i banesës ka gjetur duke fjetur, i pashqetësuar një ari.

Policia shkoi në vendngjarje dhe pa një ari të zi gjigand që ishte mbyllur brenda shtëpisë, madje në dhomën e gjumit dhe po flinte për “shtatë palë qejfe” brenda në gardërobë.

Kur oficerët u përpoqën të zgjonin ariun përmes trokitjes në dritare, ai reagoi me një pamje të bezdisur ndaj tyre, ku dukej se ishte i inatosur se pse i prishën gjumin.

“Pasi nuk ishte në gjendje të largohej, dhe u mbyll në dhomën e gjumit të kësaj familje, ariu filloi të bënte rrëmujë dhomën dhe më në fund i lodhur, vendosi të merrte një sy gjumë në gardërobë. Kur policët trokitën në dritare, ariut duket se nuk i bëri aspak përshtypje por vazhdoi të flinte i qetë”, thanë dëshmitarët.

Në fund, oficerët ndërhynë me metodat e tyre duke e vendosur në gjumë të thellë kafshën dhe e larguan nga banesa.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...