Një grua ishte duke fjetur në një avion, ndërsa askush nuk e zgjoi kur mbërritën në destinacion.
Kur u zgjua brenda avionit “Air Canada”, gruaja u tmerrua pasi ndodhej në një ambient të errët.
Tiffani Adams tha se e kishte zënë gjumi gjatë fluturimit nga Quebec në Toronto, më 9 qershor.
Kur u zgjua, Adams kishte shumë ftohtë dhe ishte ende e ulur në sendiljen e saj por avioni ishte parkuar.
Adams shkroi në Facebook: “U zgjova në mesnatë e ngrirë së ftohti dhe ende e sendilje në errësirë të plotë”.
Ajo telefonoi një mikshën e saj për atë që i kishte ndodhur, dhe shoqja telefonoi Toronto Pearson Airport dhe u tregoi atyre për vendndodhjen e Adams.
Gruaja u gjet nga një operator i karrocave të bagazheve.