Oqeani me ujë të ëmbël, zbulimi në thellësinë e Atlantikut

Ndryshe

Oqeani me ujë të ëmbël, zbulimi në thellësinë e Atlantikut

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 23:08
Foto

Poshtë Oqeanit Atlantik, ka ujë të ëmbël. Nëse zhyteni thellë në bregun verilindor të Amerikës, do të gjeni diçka të habitshme, thuhet në një postim të publikuar nga CNN.

Një rezervuar gjigant me ujë të ëmbël i cili shtrihet nga “New Jersey” deri në “Massachusetts”, nën shtratin e oqeanit. ai përmban të paktën 2.800 kilometra kub (rreth 739 trilionë litra) ujë të pastër, që do të ishte e mjaftueshme për të mbushur 1.1 miliardë pishina olimpike.

Ky është rezervuari më i madh nënujor i ujit të ëmbël në planetin tonë. Zbulimi nuk ngacmon vetëm kuriozitetin, por konsiderohet i një rëndësie të madhe edhe për faktin se shihet si një burim i jashtëzakonshëm potencial natyror për tokën, popullsia e së cilës sa vjen e rritet.

Kanë qenë shkencëtarët e Universitetit të Kolumbisë dhe Institutit Oqeanografik “Woods Hole” ata që arritën të gjenin këtë sasi gjigante uji të pijshëm, ndërsa po kryenin një studim të detit në bregun verilindor të SHBA.

Që në vitet 1970, kompanitë që kërkonin për naftë, në det në këtë zonë kishin hasur në xhepa uji të pastër, por nuk dihej me saktësi sesa ujë të tillë kishte atje.

Nëse do të përdorej për tu pirë, uji nga ky rezervuar do ti nënshtrohej për çdo rast një procesi shkripëzimi, sepse e ka një sasi të vogël kripe, për shkak se është përzierë paksa me ujin e oqeanit.

Mendohet se ai ka qenë akull i cili ka ngecur mes shtresave shkëmbore pas epokës së akullnajave, e më pas është shkrirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat