Më shumë se 1 mijë njerëz po presin për ta adoptuar këtë vajzë

Ndryshe

Më shumë se 1 mijë njerëz po presin për ta adoptuar këtë vajzë

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 10:15
Foto

Prindërit pretedentë janë duke u rreshtuar për t’i dhënë familje një vajze të vogël, të braktisur në një qese plastike në Gjeorgji.

Zyrtarët thonë se foshnja e cila është quajtur India, nuk ka mungesë të njerëzve që duan ta birësojnë atë. “Ne kemi njerëz në pritje për të siguruar atë fëmijë në një shtëpi të përhershme”, tha Tom Rawlings, drejtor i Divizionit të Gjeorgjisë për Shërbimet e Familjes dhe Fëmijëve.

Autoritetet thonë se më shumë se 1,000 njerëz janë të interesuar në adoptimin e vajzës.

Ajo u gjet nga dy motra, Kyler Ragatz dhe Kayla Ragatz të cilët kontaktuan policinë menjëherë më 6 qershor.

Ato thanë se kishin dëgjuar një zhurmë si një mace dhe panë krahun e një fëmije që dilte nga një qese plastike. Videoja e shpëtimit, e regjistruar në kamerën e trupit të një oficeri, u bë publike të martën.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat