Kërkohet dado për binjake me rrogë 3700 euro në muaj, por ka një kusht për veshjen - Bota Sot
Kërkohet dado për binjake me rrogë 3700 euro në muaj, por ka një kusht për veshjen

Ndryshe

Kërkohet dado për binjake me rrogë 3700 euro në muaj, por ka një kusht për veshjen

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 16:39
Ilustrim

Një punë e mirëpaguar, të bësh dadon dhe të vishesh çdo ditë si një nga princeshat e përrallave të Disney, për një pagë përrallore.

Është ky njoftimi i publikuar online prej disa ditësh në Angli nga Brookmans Park, ku ofrohen 3700 euro në muaj për të punuar si dado për katër ditë në javë.

Kushti i vetëm është kodi i veshjes, dadoja duhet të vishet si princeshë Disney dhe çdo ditë nga një fustan ndryshe që nga Ariel, Belle e deri te Hirushja.

Dadoja duhet të kujdeset për dy motra binjake 5-vjeçare, të cilat janë të fiksuara pas personazheve të Disney.

E interesuara do të kujdeset për vogëlushet nga e marta në të premte, nga mëngjesi deri në darkë.  Dadoja duhet të marrë vajzat nga kopshti, ti dërgojë në shtëpi, të gatuaj për to dhe ti veshë. Por mbi të gjitha duhet të luajë me to, natyrisht duke improvizuar lojëra të ndryshe.

Lajmërimi në fjalë është publikuar në ‘Childcare’, një sajt i specializuar pikërisht për këto oferta pune.

Po ashtu saktësohet se shpenzimet për veshjet do të mbulohen nga prindërit. Sakaq dadoja do të ketë edhe 25 ditë pushime vjetore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...