Eklipsi diellor ndodh sot, ja çfarë është dhe cilat vende mund ta shohin - Bota Sot
Eklipsi diellor ndodh sot, ja çfarë është dhe cilat vende mund ta shohin

Ndryshe

Eklipsi diellor ndodh sot, ja çfarë është dhe cilat vende mund ta shohin

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 11:27
Ilustrim

Një pjesë e Amerikës Jugore do të përjetojnë sot eklipsin e parë total të diellit që nga viti 2017. Mijëra turistë nga e gjithë bota po fluturojnë drejt Kilit dhe Argjentinës, ku zënia e diellit pritet të nis pasdite.

Ky do të jetë eklipsi i parë i përgjithshëm diellor që nga gushti 2017, kur hëna kaloi midis tokës dhe diellit mbi disa pjesë në Shtetet e Bashkuara.

 Çfarë është një eklips diellor?

Zënia e diellit ndodh kur hëna kalon mes diellit dhe tokës dhe bllokon burimin e dritës dhe energjisë. Gjatë një eklipsi total, kurora e diellit, ose korona, është e dukshme për syrin e lirë.

Kurora është atmosfera e jashtme e diellit, e cila ndodhet miliona kilometra larg në hapësirë.

Ka katër lloje të eklipseve diellore: të pjesshme, unazore, totale dhe hibride.

Sipas NASA-s, një eklips total ndodh diku në tokë rreth çdo një vit e gjysmë. Eklipsi i pjesshëm pritet të paktën dy herë në vit.

Kur dhe ku do të kalojë eklipsimi i përgjithshëm diellor 2019?

Ndryshe nga eklipsi i vitit 2017, hija e hënës këtë herë do të jetë e dukshme vetëm nga Kili, Argjentina dhe një ishull i pabanuar i Paqësorit Jugor.

Një eklips i pjesshëm mund të shihet në pjesë të tjera të Amerikës së Jugut, duke përfshirë Bolivinë, Perunë dhe Ekuadorin.

Eklipsi i përgjithshëm pritet të zgjasë deri në katër minuta, varësisht nga vendndodhja, sipas NASA-s.

Disa faqe interneti, duke përfshirë NASA-n, do të jenë duke transmetuar drejtpërsëdrejti eklipsin, kështu që njerëzit mund ta shikojnë nga e gjithë bota.

A ka rrezik të përcillet një eklips diellor?

Në përgjithësi, është plotësisht e sigurt të përcillni me sy apo mjete zmadhuese një eklips diellor.

Sidoqoftë, ndërsa hëna zbulon diellin, njerëzit mund të pengohen nga drita, dhe mund të ekspozohen nga dëmtimet e mundshme të rrezeve ultraviolete të diellit.

NASA këshillon individët që shohin zënien e diellit që të përdorin syzet mbrojtëse ose pajisje të shikimit indirekt.

Kur ndodhi eklipsimi i fundit total?

Miliona njerëz në SHBA ishin në gjendje të dëshmonin eklipsin e fundit të përgjithshëm diellor më 21 gusht 2017.

Secili në Amerikën e Veriut ishte në gjendje të shihte të paktën një eklips të pjesshëm, me totalitet që kalonte 14 shtete. Një eklips i pjesshëm u pa gjithashtu nga disa vende  të Amerikës së Jugut, Evropës dhe Afrikës Perëndimore.

Pas ngjarjes së këtij viti, eklipsi i ardhshëm total i diellit do të jetë i dukshëm më 14 dhjetor 2020, mbi disa pjesë të Amerikës së Jugut, sipas NASA-s. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...