Mjekët e deklaruan vdekjen e tij, 25 vjeçari zgjohet pak para vorrimit

Ndryshe

Mjekët e deklaruan vdekjen e tij, 25 vjeçari zgjohet pak para vorrimit

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 15:23
Foto

Mjekët e spitalit e deklaruan të vdekur, por ai u zgjua pak para varrosjes. Ka shumë pak gjëra të tmerrshme aq sa mendimi i të varrosurit për së gjalli dhe këtë gjë e di mirë Mohammad Furqan, një 25-vjeçar me origjinë nga Lucknow, në Indi.

I riu u dërgua në spital, pasi u përfshi në një aksident në 21 qershor, por në 1 korrik mjekët e deklaruan të vdekur.

Në dëshpërim total, familja e tij vendosi që të përgatisë funeralin dhe trupi i tij u dërgua në shtëpi. Por teksa familjarët po përgatisnin funeralin, vëllai i tij Mohammad Irfan, vuri re disa lëvizje të dyshimta të kufomës.

Më pas i riu u dërgua sërish në spital, ku mjekët deklaruan se ishte ende gjallë, duke e lidhur me pajisjet që i mbanin në jetë.

Familja e tij kishte paguar 80 mijë sterlina në spitalin privat për ndjekjen e tij, por pavarësisht kësaj u deklarua i vdekur.

Aktualisht 25-vjeçari është ende në jetë, ndërkohë që gjendja e tij paraqitet kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat