Gruaja i lë bakshish 5000 dollarë kamerieres, jo nga bujaria

Ndryshe

Gruaja i lë bakshish 5000 dollarë kamerieres, jo nga bujaria

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 08:19
Serina Wolfe

Një grua i ka lënë një kameriereje 5000 dollarë bakshish, por si duket nuk e ka bërë nga bujaria.

Në fakt Serina Wolfe kishte si plan që të boshatiste kartën e kreditit të të dashurit pasi ishte e mërzitur keq me të.

Thuhet që ajo e kishte marrë kartën pa dijeninë e tij dhe po i shpërdoronte paratë me qëllim.

Tashmë Wolfe ndodhet në burg ku është dënuar për vjedhje. Ndërsa, sa i përket kamerieres, nuk dihet nëse do mund t’i mbajë paratë apo do i kërkohet që t’i kthejë.

Wolfe thuhet se ishte e zemëruar me të dashurin pasi ai nuk e kishte lejuar që të paguante një biletë avioni për të shkuar në shtëpinë e saj në Nju Jork.

Kështu, në momentin që i ra karta në dorë, u kujdes që t’i jepte një mësim të mirë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat