Studim, sa më shumë pemë aq më larg ngrohjes globale

Ndryshe

Studim, sa më shumë pemë aq më larg ngrohjes globale

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 21:14
Ilustrim

Një ekip studiuesish ka përllogaritur se ka mjaftueshëm vend në Tokë për të mbjellë pemë në gjendje që të thithin dy të tretat e karbonit të pranishëm në atmosferë, një zgjidhje ndaj ngrohjes klimatike.

Studimi, i zhvilluar nga profesorët e universitetit “ETH Zurich” dhe i publikuar të enjten në revistën “Science”, vlerëson se 900 milionë hektarë pyje shtesë mund të mbillen në Tokë, duke iu shtuar 2,8 miliardë hektarëve që janë aktualisht.

Këto pyje shtesë do të kishin aftësinë të thithnin 205 gigatonë karbon, nga 300 gigatonë që janë shtuar në atmosferë që prej fundit të shekullit XIX dhe fillimit të epokës industriale.

Gjysma e zonave industriale që mund të pyllëzohen, sipas studimit, ndodhen në gjashtë vende: Rusi, SHBA, Kanada, Australi, Brazil dhe Kinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat