Banda e majmunëve rrahin keq një burrë, e shpëton fqinji me shkop

Ndryshe

Banda e majmunëve rrahin keq një burrë, e shpëton fqinji me shkop

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 11:39
Pamje e shkeputur nga video

Ky është momenti kur një burrë u sulmua nga një bandë majmunësh në rrugë.

Ai po kthehej në shtëpi kur në Indinë veriore kur majmunët iu sulën duke e hedhur në tokë. Pamjet tregojnë momentin kur një majmun i hidhet sipër Nikunj Goyal, shitës temjani në qytetin e Vrindavan, Uttar Pradesh, dhe e hedh në tokë.

Më pas dy majmunë të tjerë kërcejnë mbi të dhe e kafshojnë. Ishte një fqinj me fshesë që i erdhi në ndihmë Nikunj. Goyal pësoi kafshime dhe gërvishtje nga sulm, dhe u trajtua për tërbimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat