Del në shitje jahti më luksoz në botë, mund të kontrollohet me ‘iPad’

Ndryshe

Del në shitje jahti më luksoz në botë, mund të kontrollohet me ‘iPad’

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 22:29
ilustrim

“Adastra”, jahti që ka fituar një sërë çmimesh për dizajnin që ka dhe mund të kontrollohet me një iPad, ka dalë në shitje për 13.5 milionë euro.

Nën pronësinë e miliarderit, Anto Marden, dizajni “futuristik” duket si i dalë nga një film i zhanrit ‘Sci-Fi’, me krahë aerodinamikë që e ndihmojnë të lundrojë.

Vetëm 20 për qind e tij zhytet në ujë dhe ai konsumon 14 për qind të sasisë së karburantit.

“Adastra” ka pesë dhoma gjumi, katër tualete dhe një bar të hapur dhe mund të kontrollohet përmes pajisjes ‘iPad’, qoftë edhe në distancë.

Nuk jepet asnjë çmim, por thuhet se për këtë mund të diskutohet. Në 2013, jahti i ri, vlerësohej në shumën e 13.5 milionë eurove.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat