Rastësi apo ironi e fatit: Njihuni me Romeon dhe Zhuljetën, vogëlushët e lindur në të njëjtën ditë

Ndryshe

Rastësi apo ironi e fatit: Njihuni me Romeon dhe Zhuljetën, vogëlushët e lindur në të njëjtën ditë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 17:52
Romeo dhe Zhuljeta

Romeo dhe Zhulieta janë dy të sapolindur, ata kanë lindur vetëm me disa orë diferencë nga njëri-tjetri në të njëjtin spital në Shtetet e Bashkuara. Gjëja që më së shumti kapi vëmendjen në këtë histori, përveç rastësisë së emrave të tyre dhe kohës së lindjes, ishte mënyra me të cilën prindërit e tyre e festuan ardhjen e tyre: një seri fotosh që të kthenin në kohën e Shekspirit.

Fillimisht, prindërit nuk e kishin idenë për rastësinë e bukur, por Cassie Clayshulte, një fotografe e spitalit të Karolinës së Jugut, kuptoi se çfarë po ndodhte kur bëri fotografitë e mrekullueshme të të sapolindurve. Prindërit Morgan dhe Edwin Hernandez mirëpritën foshnjën e tyre, që e quajti Romeo. Nga ana tjetër, Christiana dhe Allen Shifflett mirëpritën vajzën e tyre Zhulieta, 18 orë më vonë.

Morgan Hernandez, nëna e Romeos, deklaroi se ata zgjodhën emrin e Romeos para se ta dinin se po prisnin fëmijë: ”Burri im dhe unë e kemi dëgjuar për vite me radhë një artist të quajtur Romeo Santos. Ne pëlqejmë muzikën e tij dhe emri Romeo ishte emri i vetëm për të cilin ne të dy ramë dakord 100%.”

Me lejen e prindërve, Clayshulte ka publikuar fotot e Romeos dhe Zhulietës në faqen e saj në Facebook, gjë e cila e ka bërë profilin e saj mjaft aktiv, me një shpërthim komentesh pozitive dhe duke tërhequr vëmendjen e mediave. Ditë më vonë, familjet u mblodhën në studion e saj për një intervistë, ku vendosën të sillnin fëmijët e tyre për një seri tjetër fotografish, por këtë herë me një veshje më të përshtatshme për shkrimtarin anglez. Morgan tha se tema e Shekspirit, me një kurorë për Romeon dhe një kurorë për Zhulietën, ishte ideja e Cassie.

Si përfundim, rastësi apo fat, imazhet e këtyre të vegjëlve do të zgjasin përgjithmonë falë kësaj fotografeje. Ne vetëm shpresojmë që, nëse një ditë do të përfundojnë duke u dashuruar, lutemi që kjo të mos përfundojë në tragjedi siç ndodhi me Capulets dhe Montagues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat