Pamje dramatike, aeroplani gati sa nuk godet kokat e turistëve në Skiathos

Ndryshe

Pamje dramatike, aeroplani gati sa nuk godet kokat e turistëve në Skiathos

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 12:29
Foto

Një video dramatike shfaq momentin kur një aeroplan kalon vetëm disa metra mbi kokat e turistëve në Greqi.

Aeroplani i kompanisë “Britisht Airëays” i tipit “E190” u incizua në aeroportin e Skiathosit në Greqi në kohën kur po lëshohej në tokë.

Ky aeroport nga entuziastët e aviacionit njihet si “Shën Martini evropian” për shkak të lartësisë së vogël të aeroplanëve gjatë aterimit.

Në Karaibe, qindra njerëz mblidhen për t’i shikuar aeroplanët duke u lëshuar pranë një plazhi të popullarizuar për turistë.



Aeroporti në këtë ishull është i popullarizuar për turistët, të cilët mblidhen pranë pistët për ta shikuar lëshimin e aeroplanëve. Njerëzve u është tërhequr vërejtja për të mos iu afruar shumë pistës. “Rrezik. Ju lutemi qëndroni larg zhurmës së aeroplanëve”, shkruhet në një shenjë të vendosur afër pistës. Aeroplani më i madh që lejohet të aterojë në këtë aeroport është modeli “Boeing 757”, shkruan “Independent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat