Mesazh në shishe, gjendet në Australi, 50 vite i vjetër - Bota Sot
Mesazh në shishe, gjendet në Australi, 50 vite i vjetër

Ndryshe

Mesazh në shishe, gjendet në Australi, 50 vite i vjetër

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 15:38
Mesazh në shishe

Pranë brigjeve të Australisë, gjendet një mesazh në shishe i shkruar 50 vite më parë.

Peshkatari Paul Elliot deklaroi për median australiane ABC se mesazhin në shishe e ka gjetur gjatë peshkimit me djalin e tij në gadishullin Eyre, në jug të Australisë.

Ai theksoi se mesazhin që daton nga 17 nëntori i vitit 1969, e ka shkruar një britanik 13-vjeçar, Paul Gilmor, i cili tregon për udhëtimin me anije nga jugu në perëndim të Australisë.

Eliot tha se dëshiron të njoftojë autorin e mesazhit të vjetër 50 vite.Mesazhi më i vjetër në shishe në botë është gjetur në një plazh në perëndim të Australisë dhe datonte 132 vjet më parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...