Nëna vret të birin 2-vjeçar pse lagu shtratin

Ndryshe

Nëna vret të birin 2-vjeçar pse lagu shtratin

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 10:30
Foto

Një nënë monstër që rrahu djalin e saj dy-vjeçar për vdekje, sepse ai lagu shtratin është burgosur. Katrina Shangreaux, 30 vjeçe, u dënua dje me 40 vjet burgim pasi ka pranuar vrasjen e të birit të saj. 30-vjeçarja e kishte rrahur vogëlushin me emrin Kylen me rrip duke i gjuajtur në gjoks dhe në bark.

Image

E ëma e 30-vjeçares është gjithashtu bashkëpunëtore pasi pas vdekjes së vogëlushit të dyja kanë pastruar skenën e krimit. Djali vuajti ngagjakderdhje në tru, kishte djegie të cigareve në kokë dhe organet gjenitale i ishin dëmtuar.

Gjykatësi Jeffrey L Viken tha se sipas ligjit gruaja duhet të dënohet me 30 vjet burgim, por e rriti dënimin për Shangreaux, pasi ishte një “krim i tmerrshëm, i çoroditur, torturues dhe poshtërues”.

Gjykatësi tha se Shangreaux pretendonte se djali i saj ishte mbytur me një mollë. Mjekët zbuluan se trupi i tij ishte i mbuluar me shenja të kafshimit dhe se 70% e lëkurës së tij ishte e mbuluar me plagë. Ai ishte i vdekur në kohën kur ambulanca arriti në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat