Lind foshnja me tre koka

Ndryshe

Lind foshnja me tre koka

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 12:11
Foto

Një foshnjë vajzë e cila ka lindur në Indi ka shokuar keq mjekët pasi ka lindur me 3 koka. Anëtarët e familjes thuhet se janë “të shokuar” pas lindjes së pazakontë të enjten e kaluar.

Nëna e foshnjës u paraqit në një qendër shëndetësore në lagjen Etah të Uttar Pradesh, pasi kishte vuajtur dhimbje ekstreme në vendin e saj të punës duke qenë në muajin e fundit të shtatzënisë. Por të afërmit dhe mjekët mbetën jashtë mase të habitur kur nëna e re lindi një fëmijë me tre “koka”.

Image

 

Foshnja ka dy zgjatime të mëdha të formuara në skeletin e pasmë,  defekt i rrallë në lindje që njihet si encefaloceles.

Mjekët thanë se mamaja nuk kishte përjetuar ndonjë ndërlikim gjatë shtatzënisë së saj e cila kishte qenë shumë normale.

Po ashtu treguan se do të bënin një skanim të rezonancës magnetike (MRI) për të përcaktuar gjendjen mjekësore që shkaktoi anomalinë.

“Kjo është një gjendje shumë e rrallë mjekësore. Trupi i fëmijës nuk është zhvilluar plotësisht. Ne do të kryejmë një MRI skaner dhe pastaj do të kryejmë një operacion për të ndarë ‘kokat”, shpjegoi Rajesh Thakur, Kryemjeku i Spitali të Qarkut, Etah.

Edhe pse e rrallë, ka pasur raporte të tjera për lindjen e foshnjave me më shumë se një kokë, veçanërisht në vendet afrikane.

Ky lloj i defektit të lindjes quhet encephalocele. Sipas NHS, një encephalocele është një lloj i rrallë i defektit kongjenital të tubit nervor, ku një pjesë e kafkës nuk është formuar siç duhet. Pra, një pjesë e indeve të trurit dhe strukturave të lidhura janë jashtë kafkës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat