Kjo grua e cila jetoi 99 vite kishte organet në vendet e gabuara dhe ajo nuk e dinte atë

Ndryshe

Kjo grua e cila jetoi 99 vite kishte organet në vendet e gabuara dhe ajo nuk e dinte atë

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 11:30
Grua

Trupi i caktuar për ekipin e Nielsen ishte një grua 99 vjeçare e cila kishte vdekur nga shkaqet natyrore. Emri i saj ishte Rose Marie Bentley. Për të respketuar privatësinë e atyre që ofrojnë trupat e tyre shkencës, studentët e mjekësisë nuk kanë të drejtë të dinë asnjë informacione për atë person.

Por kaloi shumë pak kohë kur studentët dhe profesorët e kuptuan që Rose ishte speciale, aq speciale sa ajo meritonte një vend unik në literaturën e mjekësisë dhe në librat e historisë, raporton “CNN”.

Arsyeja? Një gjendje e quajtur “situs inversus with levocardia”, në të cilën të gjitha organet vitale janë në të kundërt ose jo në vendin e duhur –pothuajse si një pasqyrë brenda trupit. Kjo, së bashku me një mori anomalish sa të çuditshme aq edhe të mrekullueshme, e bënë që trupi i Bently të studiohet për një kohë të gjatë.Mendoj që shanset për të gjetur një trup të tillë si i kësaj gruaje janë aq të largëta sa do të thoja një në 50 milionë vite”- deklaroi një profesor në këtë Universitet. “Mendoj që asnjëri prej nesh nuk do ta harrojë kurrë këtë” – vazhdoi ai.

“Zemrës saj i mungonte një venë e madhe që normalisht ndodhet në anën e djathtë”- tha Neilsen.

Kështu, studentët e shqetësuar që nuk mund të gjenin venën dhe organet e tjera, thirrën profesorët dhe i pyetën si ka mundësi nuk mund të i gjemë venën? Dhe nga aty e panë dhe e kuptuan që gjithçka, çdo organ i saj ishte i kthyer prapa. Kjo venë ishte në të majtë. Dhe në vend që të kishte stomakun në anën e majtë, e cila është normale, ajo e kishte në të djathtë. Mëlçia e saj, e cila normalisht ndodhet kryesisht në të djathtë, ajo e kishte në të majtë dhe kështu edhe me organet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat