Qeni besnik ec nëpër trasenë hekurudhore më të gjatë në botë, për t'u kthyer te pronari që e refuzoi

Ndryshe

Qeni besnik ec nëpër trasenë hekurudhore më të gjatë në botë, për t'u kthyer te pronari që e refuzoi

Nga: A.H Më: 21 korrik 2019 Në ora: 11:58
Foto

Një qen i plagosur eci për 125 milje nëpër pyjet ruse, të mbushura me arinj dhe ujqër, për ta kërkuar me dëshpërim pronarin që e refuzoi atë.

Maru, një qen Bullmastiff një vjeçar, u dëbua nga shtëpia e një pronari që pretendonte se ishte alergjik ndaj qenve, raporton Daily Mail, transmeton Bota sot. 

Qenin e kishte vendosur në një tren i cili ishte drejtuar në perëndim të Nobosibirskit, mirëpo Maru ishte besnik ndaj pronarit dhe vendit të tij. Ai u arratis nga një stacion i largët, për të marrë udhën e kthimit në shtëpi.

Në qytetin Novosbirsk u organizuan kërkime për gjetjen e Marus, madje çështja u bë e madhe edhe në rrjetet sociale. Të gjithë ishin në kërkim të tij.

Për çudi, pas dy ditë e gjysmë, qeni i lodhur dhe i plagosur u gjet në një vend industrial pranë shtëpisë së pronarit që e kishte refuzuar atë.

Qeni kishte ndjekur me kujdes trasenë hekurudhore trans-siberiane, më të gjatën në botë.

Putrat e thyera dhe lotët në sy i shiheshin qenit.

Stafi i trenit rrëfyen se qeni kishte pësuar sulm paniku dhe ishte frikësuar të largohej nga pronari dhe shtëpia. Qeni shkoi në rrugën e duhur edhe pse gjeografikisht nuk kishte pika referimi. Tani po trajtohet për t’u kthyer në gjendjen normale shëndetësore dhe më pas do të vendoset për fatin e tij. /Bota sot/

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat