Gjarpri hahet i gjallë nga shqiponja, ndërsa përpiqet t’ia “mbathë”

Ndryshe

Gjarpri hahet i gjallë nga shqiponja, ndërsa përpiqet t’ia “mbathë”

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 13:28
Gjarpri hahet i gjallë nga shqiponja

Një moment drithërues kur një gjarpër shqyhet në mes nga shqiponja në Afrikën Jugore është kapur në kamera.

Graeme Mitchley, një mësues në periferi të Johannesburgut, Afrikë Jugore, incizoi pamjet ndërsa po vizitonte Parkun Nacional të Krugerit.

Ai shpjegoi se ishte duke vozitur jashtë parkut, kur shqiponja mbërtheu me kthetra krijesën helmuese dhe e çoi në trotuar për ta ngrënë.

Tutje, Mitchley sqaroi se shqiponjat zakonisht e vrasin me kthetra prenë e tyre, përpara se të fillojnë ta hanë atë.

Sidoqoftë, ndiqeni momentin drithërues në videon e mëposhtme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat