Gruaja thotë se do të martohet me qenin e saj, i dështuan 220 takime dashurie

Ndryshe

Gruaja thotë se do të martohet me qenin e saj, i dështuan 220 takime dashurie

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 08:59
Elizabeth Hoad

Ish-modelja britaneze Elizabeth Hoad ka hequr dorë nga burrat pas 220 dështimeve në takim dashurie.

Modelja 49-vjeçare, shpreson të bindë një prift në kishën katolike për të bekuar bashkimin me qenin e saj, Loganin, i racës ‘Golden Retriever’.

Ajo do të vë një unazë martese, ndërsa Loganit një orë, kapelë të madhe, xhaketë dhe kravatë.

Njëzet njerëz do bëjnë pjesë në eventin e tyre dasmës, e cila do mbahet një muaj përpara shkuarjes në muajin e mjaltit.

Elizabeth, e cila ka qenë e fejuar dy herë por nuk u martua kurrë, tha: “Kam hequr përfundimisht nga burrat”.

“Kam pasur 220 takime dashurie në tetë vitet e fundit. Përgjithësisht, secili prej tyre ka përfunduar keq”, potencoi tutje modelja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat