Familja e Armstrongut u pagua 6 milionë dollarë për të mos e akuzuar spitalin ku vdiq

Ndryshe

Familja e Armstrongut u pagua 6 milionë dollarë për të mos e akuzuar spitalin ku vdiq

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 09:11
Neil Armstrongut

Një spital ua ka dhuruar 6 milionë dollarë anëtarëve të familjes së Neil Armstrongut përmes një marrëveshjeje konfidenciale për të mos bërë ankesa publike për dyshimet se operacioni mjekësor ka pasur gabime dhe se kjo e ka shkaktuar vdekjen e astronautit që shkeli në Hënë.

Merret vesh se marrëveshja e vitit 2014 është arritur mes udhëheqësve të një spitali amerikan dhe dhjetë të afërmve të Armstrongut, i cili para 50 vjetësh hyri në histori si njeriu i parë që ka shkelur në Hënë. Këtu përfshihen dy djemtë e tij, motra, vëllai dhe gjashtë nipër.

Përndryshe, të shtunën e kaluar u shënua 50-vjetori i shkuarjes së Armstrongut në Hënë, ndërsa ai vdiq më 25 gusht të vitit 2012.

“Spitali, në emër të kompanive të sigurimeve, është pajtuar t’i paguajë 6 milionë dollarë për ta shmangur publikimin e deklaratave dhe lajmeve negative, të cilat do të mund të bëheshin nga anëtarët e familjes së tij, nëse marrëveshja nuk do të arrihej”, thuhet në disa dokumente të gjykatës.

Carol Armstrong, e veja e Neil Armstrongut, ka thënë se e ka nënshkruar marrëveshjen për pagesë, por nuk ka marrë të holla nga ky akord.

Armstrong ishte shtrirë në spital në gusht të vitit 2012 për t’iu nënshtruar një operacioni në zemër, ndërsa vdiq pas dita ditësh, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat