Regjistrohet temperatura më e lartë prej 75 vjetësh

Ndryshe

Regjistrohet temperatura më e lartë prej 75 vjetësh

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Një rekord nxehtësie u regjistrua sot në Holandë, me termometrin që arrinte 38,8 gradë Celsius, ose temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në vend, njoftoi Instituti Mbretëror Meteorologjik Holandez (KNMI).

“Ndërkohë që i nxehti ekstrem është duke përfshirë gjithë Evropën, në orën 15:00 temperatura ishte 38,8 gradë Celsius në qytetin Gilze-Rijen, në jug të Holandës”, njoftoi në Twitter KNMI-ja.

Rekordi i fundit në Holandë është regjistruar në vitin 1944, me termometrin që tregonte 38,6 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat