Ndryshimet klimatike, shkencëtarët: Ngrohja Globale po përfshinë pjesën dërmuese të tokës!

Ndryshe

Ndryshimet klimatike, shkencëtarët: Ngrohja Globale po përfshinë pjesën dërmuese të tokës!

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 07:08
ilustrim

Studiuesit thonë që shpejtësia e ngrohjes globale tejkalon çdo ngjashmëri të këtyre dukurive në 2000 vitet e fundit.

Ata tregojnë që ngjarja e famshme historike e njohur si “Epoka e vogël e akullnajave” nuk krahasohet me nivelin e ngrohjes që është parë në shekullin e kaluar, shkruan BBC.

Hulumtimi tregon që niveli i ngrohjes aktuale është më i larti që është monitoruar ndonjëherë.

Shkencëtarët thonë që shumë argumente të përdorura nga skeptikët e klimës tanimë nuk janë të vlefshme.

Sipas hulumtuesve ngrohjet e mëhershme globale kanë përfshirë vetëm pjesë të caktuara të tokës, rrjedhimisht deri në 40 % të saj derisa tashmë ngrohja globale përfshin pjesën më të madhe të tokës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat