I nxehti i madh ia markoi logon e ‘Adidas’-it në këmbë kësaj gruaje

Ndryshe

I nxehti i madh ia markoi logon e ‘Adidas’-it në këmbë kësaj gruaje

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 11:45
Danielle Viagus-Foster

Një gruas iu është markuar logoja e firmës ‘Adidas’-it  në këmbë, pasi mbajti një palë pantallona të gjera sportive të kompanisë.

Danielle Viagus-Foster, 21 vjeçe, po qëndronte jashtë nën rrezet e diellit, duke pritur që miqtë e saj të ktheheshin nga një kurs vozitjeje.

Ajo i ishte ekspozuar diellit për gati një orë e gjysmë, duke mos e kuptuar se po i markohej një reklamë në këmbë nga rrezet ultra-vjollcë.

Kur ajo u kthye në shtëpi dhe hoqi pantallonat ‘Adidas’, ajo pa se emri i korporatës shumëkombëshe ishte vendosur në lëkurën e saj.

Fotografinë e kishte postuar në rrjetet sociale, gjersa iu sugjerua që të kërkonte para nga firma, për shkak të reklamës që po i bënte.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat