Janë gjetur vezë të dinozaurit 65 milionë vjet të vjetra

Ndryshe

Janë gjetur vezë të dinozaurit 65 milionë vjet të vjetra

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 22:10
ilustrim

Një djalë i ri ishte duke lozur jashtë shtëpisë së tij, kur papritur ka gjetur një fole të vezëve të fosilizuara të dinozaurit

Për djalin nga Kina kjo ishte një ëndërr e bërë realitet, kur ai gjeti jo një dhe as dy, por 11 ve të dinozaurit kur ai vetëm po luante jashtë me nënën e tij, raporton “Unilad”.

Këto vezë, të cilat datojnë që 65 milionë vjet para se të zhdukeshin dinozaurët, kanë madhësinë përafërsisht nëntë centimetra. Djaloshi  i ri i quajtur Zhang Yangshao, tha se fillimisht kishte parë shumë arra të hedhura në tokë përderisa luante në hapësirë të jashtme, në anën lindore të urës së qytetit këtë të marte.

Nxenësi i klasës së tretë u afrua për të inspektuar nga afër duke parë diçka të rrethuar me çimento që ngjante me nje gurë të rrumbullakët.

Ai tha “Mendova se ishte një rreth çimento në fillim. Më vonë e pyeta nënën time që të shikonte dhe i thashë që duken si vezë të dinozaurëve. Nëna e tij tha se djali i saj zakonisht pëlqente të lexonte libra për dinozaur dhe po ashtu shkolla i edukonte fëmijët për dinozaur. . Kështu, ajo i informoi të gjithë prindërit dhe policinë për ti dorëzuar ato vezë shtetit.

Këto vezë janë dorëzuar në Muzeun e këtij qyteti për studim më të thellë dhe për identifikimin e këtyre vezëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat