Hap lodrën e vajzës së saj dhe zbulon të vërtetën e tmerrshme

Ndryshe

Hap lodrën e vajzës së saj dhe zbulon të vërtetën e tmerrshme

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 10:58
Dana u detyrua ta hedh atë, sepse kur e hapi, zbuloi diçka të tmerrshme brenda saj që e la pa fjalë.

Lodrat prej gome janë ndër zbavitjet më të  preferuara të fëmijëve shumë të vegjël. Historia që do të të tregojmë është ajo e Dana Chianese, një nënë që kishte blerë një lodër gome në formë gjirafe për vajzën e saj të vogël.

Megjithëse ajo shpejt u bë lodër e preferuar e vajzës së saj, Dana u detyrua ta hedh atë, sepse kur e hapi, zbuloi diçka të tmerrshme brenda saj që e la pa fjalë.

“Ndjeva një erë të çuditshme, kështu që u përpoqa ta hapja atë, thjesht për shkak të kuriozitetit. U trondita, ajo kishte brenda një sasi të madhe myku brenda gjirafës. Mendimi që vajza ime e kishte mbajtur në gojë dhe kishte luajtur me atë për muaj të tërë më bëri të ndjehesha shumë keq”, tha nëna e vogëlushes.

Image

Pas shpërndarjes së këtij lajmi, nënat e tjera janë përpjekur të hapin të njëjtën lodër, duke gjetur të gjithë brenda saj mykun e keq.

Për momentin prodhuesi i "Sophia la Giraffa" nuk ka komentuar incidentin dhe ka deklaruar se nuk është kontaktuar nga asnjë prej këtyre nënave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat