89-vjeçarja theu rekord, u ngjit në malin e Kilimanxharos

Ndryshe

89-vjeçarja theu rekord, u ngjit në malin e Kilimanxharos

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 15:44
Foto

Anne Lorimor, 89-vjeçare nga Arizona u ngjit në malin Kilimanxharo.

Vite më parë, në moshën 85-vjeçare ajo arriti ta shkelë këtë vend. Dhe gjërat ishin mirë me këtë arritje të saj. Por, ajo e kuptoi se një grua tjetër më e vjetër kishte një tjetër sukses dhe se një burrë i moshuar mbante rekordin e personit më të moshuar që u ngjit në Kilimanxharo. Kështu që këtë muaj, 89-vjeçarja u kthye në Tanzani dhe u kthye në shtëpi me një titull të ri – gruaja më e moshuar që u ngjit në malin Kilimanxharo. “Ishte një pikë që vërtetë isha e shqetësuar, sepse u rrëzova para se të filloja të ngjitem maleve. Kisha dhimbje në shpinë dhe nuk mund të merrja frymë thellë. Frikësohesha se nëse nuk do të mund ta mbaja oksigjenin, nuk do të mund të shkoja”, tha ajo. Megjithatë, ajo insistoi dhe e kreu rrugëtimin brenda nëntë ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat