Xhirimi që po tmerron njerëzit: Zvarraniku e ha një majmun të tërë

Ndryshe

Xhirimi që po tmerron njerëzit: Zvarraniku e ha një majmun të tërë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 17:06
Foto

Në rrjetet shoqërore po qarkullon një video që tregon se si një zvarranik e gëlltit një majmun të tërë.

Video u botua për herë të parë në YouTube në fund të 2017, dhe që atëherë ajo ka mbledhur më shumë se 6.4 milionë shikime, derisa vazhdon të bëjë xhiron edhe në rrjetin Reddit.

Nuk dihet se ku është regjistruar saktësisht videoja, por zvarranikë të tillë jetojnë vetëm në ishujt e Indonezisë.

Pamjet kanë shqetësuar shumë njerëz, ndonëse disa kanë bërë shaka se King Kong ishte shumë i dobët për Godzillën.

"Duhet të ketë një sistem të pjesshëm të tretjes". "Duhet të ketë qenë e vështirë pa keçap," ishin disa nga komentet e shumta.

Zvarraniku komodo është lloji më i madh i hardhucës - ai mund të rritet deri në 3 metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat