Fqinji ia “helmon” pemën 200-vjeçare sepse ia ka bllokuar pamjen

Ndryshe

Fqinji ia “helmon” pemën 200-vjeçare sepse ia ka bllokuar pamjen

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 22:14
Foto

Një grua ka zbuluar dhjetëra vrima të shpuara në bazën e pemës së saj dhe beson se fqinji i saj duhet fajësuar.

Jill Sarchet, 51-vjeçare, u bë e dyshimtë kur gjethet e pemës “sycamore” 200-vjeçare u shndërruan në ngjyrë të kafenjtë.

Ajo zbuloi rreth 50 vrima të shpuara në bazën e pemës të gjatë 30 metra në skaj të shtëpisë së saj në Worsthorne-with-Hurstwood, afër Burnleyt, Lancashire, shkruan “The Metro”. Po ashtu, mendohet se dikush po hyn fshehurazi në pronën e saj gjatë errësirës dhe është duke e injektuar pemën me helm përmes vrimave.

Ekspertët e pemëve, tani thonë se ekziston një shans shumë i madh se kjo pemë, e cila është e mbrojtur nga Këshilli i Rendit për Ruajtjen e Pemëve (KRRP), do të vdesë.

“Kjo sjellje është tërësisht e paarsyeshme dhe e panevojshme. Po ashtu, kjo është një nga pemët më të vjetra dhe më të rëndësishme në Burnley dhe ka qenë këtu shumë më gjatë se personi përgjegjës për këtë”, ka thënë Sarchet, nënë e dy fëmijëve.

Kushdo që shkatërron apo dëmton me dashje një pemë e cila është e mbrojtur nga KRRP, mund të dërgohet në gjykatë dhe të gjobitet deri në rreth 22.000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat