Momenti kur nëna bën gati për gjumë 4 fëmijë, ja pse videon e kanë parë miliona njerëz

Ndryshe

Momenti kur nëna bën gati për gjumë 4 fëmijë, ja pse videon e kanë parë miliona njerëz

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 06:34
Pamje nga video

“Profesioni” më i vështirë është pa diskutim të jesh nënë, aq më tepër nënë e katër fëmijëve. Dan Gibson dhe Corrie-Lynn Whyte janë prindër të katër fëmijëve. Koha kur është xhiruar video ishte kur vajza ishte 2-vjeçare dhe trinjakët 8-muajsh.

Videoja tregon përpjekjet e saj duke përgatitur fëmijët për gjumë dhe vështirësitë që kalon pasi ata nuk reshtin së lëvizuri lart e poshtë. Megjithatë Corrie nuk e humbet për asnjë moment buzëqeshjen dhe duket se e realizon me sukses të madh misonin e saj si nënë. Ata janë pasqyruar dhe në gazetën e përditshme kanadeze, TorontoStar me titull “Bebet para gjumit, thyejnë rekord në internet”. Pra, kush mendon se të jesh nënë është e lehtë, le t’i hedhë një sy videos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat