Mjekët gjejnë gurin e madh sa një portokall në fshikëzën e një gruaje - foto

Ndryshe

Mjekët gjejnë gurin e madh sa një portokall në fshikëzën e një gruaje - foto

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 20:02

Një grua është detyruar të heqë një gur gjigant në fshikëz sa madhësia e portokallit.

56-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk u bë i ditur, shkoi në departamentin e urgjencës lokale duke u ankuar për dhimbje në stomak dhe vështirësi në urinim për tre ditë.

Mjekët që e trajtuan atë në Çikago, gjetën një masë të fortë në bark dhe pas skanimit CT, u zbulua se bëhej fjalë për një gur në masën 11x11x10.4cm në fshikëz, transmeton KosovaPress.

Ajo duhej të shkonte në operim për heqjen e gurit. Vetëm një pjesë e vogël e raporteve kanë bërë të ditur për gurë më të mëdhenj se 10 centimetra.

Image
 

 

Mjekët gjithashtu diagnostikuan gruan me hydronephrosis, ënjtje të veshkës për shkak të grumbullimit të urinës.

Ekipi i mjekëve i dha asaj antibiotikë para se ta caktonte operacionin në ditën e tretë të qëndrimit në spital.

Ajo u lirua tre ditë pas operacionit, pasi gjendja e saj u përmirësua.

Gurët në fshikëz janë gunga të forta të mineraleve që mund të formohen brenda organit kur nuk është plotësisht i zbrazur nga urina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat