I shpëtoi jetën, pitoni e “përqafon” për vdekje

Ndryshe

I shpëtoi jetën, pitoni e “përqafon” për vdekje

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 13:49
Foto

Një roje pylli në Indi shpëtoi për mrekulli pasi një piton i madh u përpoq që ta mbyste pasi roja i kishte shpëtuar pak më parë jetën atij.

Kur po pozonte për një foto me pitonin, gjarpri 10 metra i gjatë nisi t’i mblidhej rreth qafës rojës.

Në këtë moment rojën e zuri paniku dhe nisi të vraponte duke u munduar që ta lironte “përqafimin” e pitonit, ndërkohë që ndërhynë dhe kolegët e tij për ta “zbërthyer” pitonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat