54 vjeçares i duhet të amputojë duart dhe këmbët për të mbijetuar, pas lëpirjes që i bëri qeni i saj

Ndryshe

54 vjeçares i duhet të amputojë duart dhe këmbët për të mbijetuar, pas lëpirjes që i bëri qeni i saj

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 08:00
Marie Trainer

Marie Trainer, 54 vjeçe është tmerruar kur është zgjuar nga koma pas 10 ditëve, pasi që kishte parë veten me duar dhe këmbë të amputuara.

Ngjarja e tmerrshme kishte ndodhur si pasojë e bartjes së virusit nga qeni i saj, përkatësisht pasi që qeni ia kishte bartur bakterien duke e lëpirë pronaren, Trainer, shkruan Daily Mail.

Trainer nga Ohajo, e cila me profesion ishte stiliste e flokëve kishte qenë me bashkëshortin e saj në pushime në Karaibe ku pas kthimit të tyre gjendja e saj u përkeqësua shumë shpejtë dhe ajo kishte sepse.

Pas analizave të ndryshme doktorët konstatuan se Trainer vuan nga capnocytophaga, bakterie që jeton në pështymën e qenve.

Përgjatë 80 ditëve ajo iu nënshtrua 8 operimeve dhe kaloi për 10 ditë në koma me ç’rast mjekët u detyruan që t’ia amputojnë asaj duart dhe këmbët për t’ia shpëtuar jetën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat