Binjaket siameze shkojnë drejt vdekjes, i ati: “Nuk zgjedh dot kë të shpëtoj”

Ndryshe

Binjaket siameze shkojnë drejt vdekjes, i ati: “Nuk zgjedh dot kë të shpëtoj”

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 09:09
Ibrahim Ndiaye

"Akulli dhe Zjarri", kështu Ibrahim Ndiaye, ish-menaxheri senegalez përshkruan vajzat e tij Marieme dhe Ndeye: dy binjake siameze tre vjeçare që ndajnë bashkë aparatin tretës, mëlçinë dhe kanë tre veshja.

Ai fluturoi nga vendi i tij në Londër për të gjetur zgjidhje për të bijat.

Por spitali londinez ka dhënë vetëm gjysmën e shpresës: vetëm njëra nga të dyja do mund t’i mbijetojë ndarjes. Kështu, Ibrahim bën zgjedhjen e tij me zemër dhe besim duke thënë: vajzat do mbeten të bashkuara deri në vdekje.

Ibrahimi është përballur me një vendim të pamundur dhe ky do jetë titulli i dokumentarit, realizuar nga BBC që pritet të dalë në transmetim shumë shpejt.

Ibrahim la Nigerinë, bashkë me vajzat siameze, gruan dhe katër fëmijët e tjerë të tij për të vajtur në Londër, ku foli me kirurgët e spitalit ‘Great Ormond Street Hospital’, një spital ky i specializuar për këto lloj ndërhyrjesh.

Por, professor Paolo De Coppi, kirurgu italian i ekipit mjekësor, i ka komunikuar një fakt gjysëm tragjik:   Ndeye nuk do mund t’i mbijetonte ndërhyrjes.

Ndeye është binjakja më e urtë, apo akulli siç e quan i ati. Por, është edhe ajo me zemrën më të dobët.

Përballë pamundësisë për t’i dhënë një aparat tretës, një mëlçi dhe një stomak të dyjave, është pikërisht Ndeye ajo që është e destinuar të vdesë.

Por Ibrahim ka bërë një zgjedhje ndryshe duke lënë besimin e tij si musliman dhe zemrën të vendosin. Ai nuk pranon të ‘vrasë’ asnjërën prej vajzave të tij. Edhe pse fati i tyre është i vulosur, duke qenë se brenda një kohe të shkurtër do vdesin të dyja.

"Do jem këtu me to, deri në fund ", tha Ibrahim, "Nuk mund të vendos të vras njërën nga ato, i dua shumë të dyja ".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat