Në çdo shishe janë disa shenja që duhet t’i kuptoni patjetër

Ndryshe

Në çdo shishe janë disa shenja që duhet t’i kuptoni patjetër

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Në çdo shishe plastike, apo në ambalazh tjetër, patjetër duhet të ekzistojë shenja që tregon se nga çfarë materiali është bërë. Kur të blini ujë në shishe të plastikës, ju duhet të jeni të sigurt që nuk po e helmoni vetveten.

Ekzistojnë disa shenja të tilla, ndërkaq sipas të gjithave do të mësoni se sa është e dëmshme për shëndetin tuaj. Është shumë e thjesht, gjithçka që duhet të bëni është që të keni parasysh për një shenjë që në shumtën e rasteve është në fund të shishes, por edhe në paketim nganjëherë.

Gjeni shenjën në ambalazhin plastik dhe shikoni se çka do të thotë ajo për shëndetin tuaj. Sigurohuni që të mos blini atë që mund t’ju dëmtojë.

 

PET ose PETE
“PET është një prej shisheve të plastikes me të përdorura në treg për konsum, dhe është gjetur në shumicën e shisheve të plastikes të ujit. Qëllimi i tyre është vetëm për një përdorim. Përdorimi i përsëritur i kësaj shishe rritë shansin e formimit të baktereve në të. Këto shishe mund të lëshojnë metale të rënda dhe kimikate që prekin hormonet.

HDP ose HDPE
Kjo lloj plastike nuk lëshon ndonjë kimikat. Ekspertët sugjerojnë që ta zgjidhni një shishe të tillë kur blini ujë në shishe, për shkak se konsiderohet si më e sigurta. Plastika HDPE, zakonisht përdoret në shishe të qumështit, detergjentit, vajit dhe çantave plastike.

PVC ose 3V
PVC është një plastikë e butë, fleksibile, që përdoret për të krijuar plastikë të pastër për mbështjelljen e ushqimit, lodrat e fëmijëve dhe produktet e tjera. Kjo lloj plastike lëshon dy kimikate toksike që prekin hormonet në trup. Ekspertët sugjerojnë që të mos e blini këtë lloj shishe.

LDPE
Kjo plastikë nuk duhet të përdoret në prodhimin e shisheve, por qese të plastikes edhe pse nuk liron ndonjë kimikat të dëmshëm në ujë. Megjithatë, nuk është një ide e mirë që ta blini një të tillë nëse e gjeni në dyqane.

PP
Polypropylenë plastikë është e lehtë, e fortë dhe ka rezistencë të mire ndaj nxehjes. Përdoret për të paketuar shurupët dhe shishet e jogurtit. Gjithashtu përdoret në disa pelena të fëmijëve dhe disa ambalazhe tjera të ushqimit. Ëështë e kualitetit të lartë dhe konsiderohet si shumë e sigurt.

PS
Polistereni është një material i lirë në prodhim dhe blerje, i lehtë në mirëmbajtje dhe lehtë të deformohet. Përdoret për të krijuar gota, kartonë të vezëve dhe mbulesa. Ai lëshon substanca kanceroze kur nxehet. Nuk preferohet të përdoret në një periudhë afatgjate në ushqim ose pije.

PC apo plastika pa emërtim
Një prej kategorive me të rrezikshme në treg që liron kimikale të ashtuquajtura BPA dhe shpesh përdoret në shishe të ujit sportive dhe kontejner të ushqimit. Studimet kanë treguar se BPA, i cili vepron si estrogjen, lidhet me disa lloje të kancerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat