Çudia indiane: Gjarpri kafshon burrin, burri kafshon gjarprin

Ndryshe

Çudia indiane: Gjarpri kafshon burrin, burri kafshon gjarprin

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 08:15
Ilustrim

“Ai e kafshoi gjarprin dhe e përtypi në copa,” deklaroi babai i viktimës.

Një burrë indian që u kafshua nga një gjarpri bëri hakmarrje të menjëhershme ndaj zvarranikut, duke e kafshuar dhe duke vrarë atë, njoftoi i babai i viktimës.

Raj Kumar ishte duke pushuar në shtëpi në Etah, shtetin verior të Uttar Pradesh, duke shijuar një pije alkoolike kur një gjarpër iu fut brenda dhe e kafshoi atë.

“Gjarpri e kafshoi atë. Kështu, ai e kafshoi atë dhe e përtypi në copa, “tha babai i tij, Babu Ram.

Familja e dërguan Raj-in në spital, ku u tha se gjendja e tij ishte kritike, dhe solli gjarprin e përtypur së bashku për t’u treguar mjekëve.

Zvarraniku që e bëri atë u raportua të ishte një gjarpër minjsh, që ekspertët e konsiderojnë zakonisht jo helmues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat