Lamtumirë Chaser! Ngordh qeni më inteligjent në botë, dinte më shumë se një mijë fjalë

Ndryshe

Lamtumirë Chaser! Ngordh qeni më inteligjent në botë, dinte më shumë se një mijë fjalë

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 18:31
Qeni Chaser

Një vit pas ndarjes nga jeta të të zotit, psikiatrit John Pilley, ngordhi edhe qenushja Chaser, në moshën 15-vjeçare.

I cilësuar si qeni më inteligjent në botë, Chaser ishte vlerësuar edhe me certifikatë, për shkak se njihte më shumë se një mijë fjalë, më saktësisht 1022.

Jetonte në Spartanburg në Karolinën e Jugut dhe ishte adoptuar në vitin 2004.

Si profesor i psikologjisë në Wofford College të Spartanburg, Pilley ishte interesuar pas inteligjencës së kafshës dhe e kishte stërvitur për të njohur urdhrat që i jepte dhe fjalët.

Për të bërë diçka të tillë, kishte ndjekur një linjë “lojë dhe shpërblim”. Bëhej fjalë për një sistem mësimi që e lidhte me një sërë objektesh dhe një fjalë specifike.

Pilley i kishte mësuar Chaser, emrat e të gjithë kafshëve të balsamora. Për tre vite me radhë, e kishte stërvitur për katër ose pesë orë në ditë.

I tregonte një objekt, i përsëriste të njëjtin emër deri në 40 herë, dhe më pas e fshihte dhe i kërkonte që ta gjente.

Gjendja shëndetësore e Chaser ishte përkeqësuar për shkaqe natyrale, siç tregon vajza e Pilley. Qenushja u gropos në oborr, ku prehen qentë e tjerë të familjes dhe ku është varrosur edhe Pilley, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat