Adoleshentet shtrohen me urgjencë në spital pas ushtrimeve

Ndryshe

Adoleshentet shtrohen me urgjencë në spital pas ushtrimeve

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Disa adoleshente u dërguan në spital për shkak të dëmtimit në veshka, pas tri orëve duke bërë squats (ushtrim fizik për ngritjen e vitheve).

Xiao Tang, 19 vjeçare, bëri mbi 1000 squats pavarësisht se pranoi se nuk ishte ushtruar. Ajo kishte sfiduar një shoqe. Dyshja ushtruan për dy deri në tre orë për të parë se kush ishte e qëndrueshme më shumë.

Por, përpjekja e tyre shkoi keq pasi kur u zgjuan të nesërmen, ato kishin dhimbje të këmbëve dhe urinë kafe.

Xiao tha për China Press: “Kjo është shumë e turpshme për të thënë. Po bisedoja me shoqen time përmes internetit. Të dyja nuk donim të humbnin dhe kështu vazhduam ta sfidojmë njëra-tjetrën. Diçka nuk ishte në rregull në mëngjes. Para se gjithash, këmba ime nuk ishte vetëm e lënduar por unë nuk mund ta përkulja atë. Pastaj shkova në banjë dhe urina ime ishte kafe”.

Xio e dinte që simptomat e saj nuk ishin shenjë e mirë. Ajo u diagnostikua me një gjendje të rëndë nga dëmtimi i muskujve skeletor. Fijet e muskujve të vdekur – në këtë rast, për shkak të niveleve ekstreme të ushtrimit – lëshohen në rrjedhën e gjakut, e cila mund të çojë në dështim të veshkave ose madje edhe vdekje.

Trupi i saj nuk ishte në gjendje të largonte mbeturinat që do të thotë se urina e saj bëhet me ngjyrë çaji.

Edhe pse dëmtimi i veshkave mund të jetë fatal, Xio arriti të marrë trajtimin menjëherë dhe u nxitua nga mjekët në një spital më të madh për t’u trajtuar në kujdesin intensiv, ku ajo u lidh në një pikëz IV për t’u rikuperuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat