Gjakovarja, gruaja e Skënderbeut

Ndryshe

Gjakovarja, gruaja e Skënderbeut

Nga: V.R Më: 8 gusht 2019 Në ora: 18:58
Skënderbeu

Besa Imami nuk është harruar, ndonëse kanë kaluar pesë vite nga vdekja e saj.

Aktorja shqiptare e lindur në Gjakovë në ditën e tetë të gushtit 1928, mbetet ndër aktoret më të mira që kanë njohur shqiptarët. Në kinematografi ajo u bë e njohur për publikun e gjerë me rolin e Donika Kastriotit në filmin “Skëndërbeu” të realizuar në vitin 1953. Më pas do të vijonin role të tjera si te Ndërgjegja, roli i Martës në filmin “Brazdat” në vitin 1973, roli i Nënë Tanës në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975…

Në një bashkëbisedim në vitin 2004, ajo flet me Sanije Gashin për jetën e saj, më shumë për rolet, për familjen dhe për emocionet.

Ndonëse në Shqipëri erdhi fëmijë trevjeçar, Besa kurrë nuk e harroi Gjakovën e saj, ku u lind, së cilës “ia ktheu” shpinën kur babai i saj Ferid Imami, arsimtar, arratiset më 1931, e lë të shoqen Behixhen, me tre fëmijë në Gjakova dhe kalon në Shqipëri, në Kukës.

 

Ndërkohë, Behixhja kërkon ta vizitojë të shoqin, jep gisht, del e nuk kthehet më. Familja Imami kalon të jetojë në Tiranë, mirëpo babai i Besës vdes i ri, e lë të shoqen 31 vjeçare me pesë fëmijë, dy vajza e tre dje.

Shtigjet e aktrimit ia përcakton paraqitja e saj e parë në një shfaqje amatore, më 1945, kur Besa ishte vetëm 17 vjeçe, kjo I lë mbresa regjisorit Pandi Stillu, kshtu që pas një viti e angazhojnë në Teatrin Popullor të Tiranës.

 

Që nga mosha 18 vjeçare e deri në pension, në vitin 1990, Besa Imami i përkushtohet tërësisht aktrimit. Në saje të roleve të realizuara shquhet për mjeshtërinë madhe të interpretimit, luan Klabara Gaberin, Natashën në Portreti, Tatjanën në Mikroborgjezi, nënë Zyranë në Bashkë me agimin.

 

Kur aktores i përmendet roli edhe në operë, ajo reagon habitshëm – “Kush ju tha?”

Isha në shtëpi me bashkëshortin tim, Petro Zhejin, kur ra telefoni. Ishte Pirro Mani, regjisor i teatrit, i cili më thotë: “Besa, të kemi menduar për një rol në Operën Kavaleria Rustikane, kemi provuar 16 veta, ti je e 17-ta. Si i ke planet? Vetëm këtë rol e kam në operë – rrëfen aktorja, vë syzet përsëri, sikur dëshiron të ruajë veç për vete kujtimet e rinisë që e lidhin me rolet e interpretuara.

“Skena ma ka mbushur shpirtin, kam luajtur personazhe nga më të ndryshmet. Brengat e mia i kam derdhur aty, në personazhe, vlonte nga brenda dhe bënte dallgët e veta, për të përmbushur atë që ndieja unë, për të nxjerrë emocionet….” / KultPlus.com

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat