Momente shokuese! Shembet një pjesë e stadiumit

Ndryshe

Momente shokuese! Shembet një pjesë e stadiumit

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 13:11
Pamje nga shembja

Pamje shokuese vijnë nga ‘AFAS Stadion’, i ekipit të AZ Alkmaar, ku një pjesë e stadiumit u shemb pasditen e kësaj të shtune, dyshohet si pasojë e erërave të forta.

Çatia e një prej dy tribunave të stadiumit të klubit holandez, u rrëzua, ndonëse stadiumi është ndërtuar vetëm, në vitin 2016.

Drejtori i përgjithshëm i klubit, Robert Eenhoorn, shpjegoi në një konferencë për mediat se, “Jemi të shokuar për atë që ka ndodhur, por në të njëjtën kohë të lehtësuar se nga shembja nuk pati të lënduar. Megjithatë sigurojmë se asnjë ndeshje nuk do të luhet në stadium, deri sa siguria të jetë maksimale”.

Momente shokuese! Shembet një pjesë e stadiumit on Vidnews.

Fatmirësisht stadiumi ishte bosh në momentin e shembjes, pasi nuk ishin programuar gara apo stërvitje.

Ndërkohë të enjten që vjen AZ Alkmaar do të presë në përballje, ukrainasit e Mariupol, për rikthimin e turneut të klasifikimeve të Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat