Zbulohen eshtrat e ‘vampirit’ nga shekulli 19

Ndryshe

Zbulohen eshtrat e ‘vampirit’ nga shekulli 19

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 16:56
Ilustrim

Skeleti misterioz i një vampiri të dyshuar që vdiq 200 vjet më parë është ekzaminuar nga shkencëtarët, pasi ai u zbulua në një arkivol të varrosur në një gurore me zhavorr në SHBA.

Ky lloj varrimi është përdorur zakonisht gjatë viteve 1700 ose 1800 për të shënuar një vampir të dyshuar, transmeton KosovaPress.

Zbuluar në 1990 në Griswold, Connecticut, kockat kishin mbetur një mister për 30 vjet derisa një analizë e ADN-së këtë javë zbuloi identitetin e krijesës.

Shkencëtarët thonë se "vampiri" ishte në të vërtetë një fermer i moshës së mesme të New England, trupi i të cilit u shkatërrua nga tuberkulozi dhe artriti. Në shekullin e 19-të, njerëzit që vuanin nga tuberkulozi zakonisht besohej se ishin vampirë, kafshimi i të cilëve mund të shndërronte viktimat në ‘këto krijesa’.

Fillimisht i njohur si "JB55" nga inicialet e gdhendura në arkivol, shkencëtarët tash kanë kuptuar identitetin e të vdekurit.

Bazuar në evidencën e përzier të ADN-së dhe shënimeve të gazetave, ata besojnë se emri i tij ishte John Barber. Ai vdiq rreth vitit 1826. Identiteti i Barber ka ndarë shkencëtarët për një kohë të gjerë, pasi që teknologjia ADN nuk ishte shumë e sofistikuar në vitet e nëntëdhjeta.

Tuberkulozi ose ‘konsumimi’ i trupit të njeriut, sikur aludohet për Barber derisa ishte gjallë, shkaktoi frikën nga vampirët në pjesë të SHBA-së gjatë shekullit 18 dhe fillimit të shekullit 19.

Një infeksion i rëndë i baktereve prek mushkëritë dhe shkakton vuajtje të mëdha, përfshirë edhe kollitje me gjak, gjë e cila ka ndikuar njerëzit të mendojnë se bëhej fjalë për një vampir.

Njerëzit e prekur nga kjo sëmundje shpesh janë marrë për vampirë në shekullin 18 dhe fillimin e shekullit 19.

Detajet mbi Barber janë publikuar në një raport nga ekspertë në laboratorin ADN të sistemit ekzaminues mjekësor të forcave të armatosura  në Dover, Delaware. Mbetjet janë dërguar në Muzeun Nacional të Shëndetësisë dhe Medicinës në Silver Spring, Maryland, për studime të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat